Në Riad fillon takimi i opozitës siriane

Takimi i opozitës siriane me mbështetjen e Arabisë Saudite dhe me praninë e përfaqësuesve nga Moska dhe Kajro filloi të hënën në Riad.

Akab Jahja, anëtar i Këshillit politik të grupit opozitar, ka thënë: Qëllimi i këtij takimi është që palët siriane të arrijnë marrëveshje mbi pozicionet dhe mbi gjetjen e rrugëve politike për zgjidhjen e krizës në Siri dhe po ashtu shqyrtimi i temave të tilla si qëndrimi në pushtet i Bashar Asad, president i Sirisë. Jahja shtoi se ky takim do të zgjasë tre ditë dhe në të do të prezantohen cështje të deklaratës së Riadit, deklaratës së Kushtetutës, zgjedhjet dhe operacionet kalimtare. Akab Jahja ka shtuar: Takimi i ardhshëm do të mbahet ndaras nga takimi i Radit 2, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues nga delegacioni i opozitarëve në Gjenevë nën kryesimin e Nasr Al Hariri dhe përfaqësues nga Kajro dhe Moska. Arabia Saudite njoftoi gjithashtu emërimin e përfaqësuesve të grupeve të ndryshme opozitare siriane për të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme të paqes./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne