Më date 27 prill në Moskë u zhvillua Forumi i III-të “Gazetarët nga vendet myslimane kundër ekstremizmit”, ku ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Shqipërisë Dr. Olsi Jazexhi, analist dhe historian.
Forumi u organizua për herë të tretë nga Grupi i Vizionit Strategjik “Rusia – Bota Islame”, që vepron nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Synimi kryesor i aktivitetit ishte diskutimi dhe koordinimi i politikës mediatike në fushën e parandalimit të ekstremizmit islamik.
Në edicionin e tretë të Forumit morën pjesë 36 përfaqësues të mediave të huaja nga 18 shtete, si Shqipëria, Egjipti, Irani, Kuvajti, Maroku, Algjeria, Kanadaja, Katari, Sudani, Libani, Turqia, Indonezia, Bangladeshi, Iraku, Bahreini, Uzbekistani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Taxhikistani. Mbledhja u hap me një fjalë përshëndetëse nga Zv.Ministri i Jashtëm i Rusisë, Mihail Bogdanov. Gazetarët diskutuan hapat që ndërmerren në vendet e tyre për të luftuar terrorizmin dhe ndanë mendimin se sot islami po perdoret shpesh për qëllime politike. Gjithashtu ata shkëmbyen mendimet për problemin e depërtimit të ideve radikale në islam, mënyrat e ndryshme për të luftuar ekstremizmin dhe si media bashkëkohore mund të kontribuojnë në këte proces.
Ne Rusi u organizua forumi “gazetarët nga vendet myslimane kundër ekstremizmit”
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Zgjedhjet e Jordanisë: Islamizmi, nacionalizmi dhe tribalizmi konvergojnë
September 18, 2024
Rusia dhe Shqipëria: historia, e tashmja, perspektivat
September 18, 2024
Raketa balistike hipersonike e Jemenit trondit mbrojtjen e Izraelit
September 17, 2024
Oferta e Turqisë për BRICS: Ndryshimi strategjik apo levë diplomatike?
September 16, 2024
Nga 11 shtatori deri më 7 tetor: “Lufta kundër Terrorit” të rrem, shembet
September 16, 2024