Në San Francisco të SHBA-së protestë kundër sulmeve të Armenisë ndaj civilëve

Në Kaliforni të SHBA-së qytetarët turq dhe azerbajxhanas zhvilluan protestë kundër pushtimit dhe sulmeve të Armenisë ndaj civilëve në Malësinë e Karabakut.

Në San Francisco të Kalifornisë, anëtarët e komunitetit turk dhe azerbajxhanas të Amerikës formuan një autokolonë me 250 automjete për të rritur ndërgjegjësimin kundër sulmeve që Armenia filloi kundër Azerbajxhanit në fund të shtatorit dhe kundër propagandës së pabazë që ata zhvillojnë në SHBA.

Qytetarët me automjetet e tyre u mblodhën përpara Qendrës Kulturore të Azerbajxhanit të Kalifornisë Veriore në qytetin Los Gatos. Ata bënë fotografi me parullat e tyre dhe shëtitën në autokolonë në San Francisco dhe në Gjirin e këtij rajoni.

Protestuesit mbajtën për disa orë në automjetet e tyre flamuj të mëdhenj të Turqisë dhe Azerbajxhanit. Duke përshkuar një distancë prej 200 kilometrash protestuesit u përpoqën t’i njoftojnë amerikanët për zërin e palës së Azerbajxhanit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne