Në Shkup shënohet Nata e Miraxhit

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua program me rastin e Natës së Miraxhit.
Muslimanët kremtuan Natën e Miraxhit në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, me një program të organizuar para namazit të jacisë.

Hafëzi Burhan Shaban nga Shkupi si dhe hafëza të tjerë, interpretuan ilahi në gjuhën turke dhe shqipe, ndërsa lexuan edhe Kuranin.

Murat Alkan, kreu i Konsulencës së Shërbimeve Fetare, në një deklaratë uroi që Miraxhi të sjellë unitet dhe paqe për gjithë botën Islame.

Ai duke u lutur që muslimanët të kuptojnë vlerën e Mesxhid-i Haramit dhe Mesxhid-i Aksasë, ua uroi Natën e Miraxhit të gjithë muslimanëve.

Në fund të programit u bënë lutje, ndërsa më pas u fal namazi i jacisë.

Ndryshe, Nata e Miraxhit shënohet në natën e 27-të muajit Rexhep sipas kalendarit islam, ndërsa paraqet natën kur profeti Muhamed (as) realizoi udhëtimin drejt qiellit./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne