Në Shqipëri arsimi është vetëm për të pasurit, ja çfarë thotë raporti i fund

Arsimi i lartë në vendet e Ballkanit është një mundësi që mund ta shfrytëzojnë më së shumti ata që kanë të ardhura të larta, teksa në Shqipëri të varfrit e kanë gati të pamundur të vijojnë arsimin e lartë sipas të dhënave nga World inequality Database on Education, përpunuar nga fondacioni Gjerman, Friedrich Ebert në raportin “Pabarazia në Europën Juglindore”.

Të dhënat tregojnë se 59 për qind e atyre që ndjekin arsimin e lartë në Shqipëri janë në shtresat e pasura të vendit, ndërsa vetëm 1 për qind nga shtresat e varfra kanë akses në arsimin e lartë qoftë publik apo privat.

Me këtë përqindje Shqipëria është vendi që jep më pak mundësi për arsimin e të varfërve në raport me Rajonin. Në Bosnjë ndër studentët në universitet 8 për qind janë nga shtresat e varfra, Kroaci 11 për qind e studentëve vijnë nga shtresat e varfra, në Maqedoni 4% dhe në Serbi 10%.

Duke lexuar këto të dhëna Fondacioni gjerman Friedrich Ebert analizon se mungesa e qasjes në arsim cilësor përbën një kërcënim serioz për barazinë në Rajon.

Personat me arsim të ulët janë më rrezikuar për të rënë në varfëri, ashtu si edhe prindërit e tyre.

Ndërsa përfundimi i niveleve më të larta të arsimit krijon një perspektivë më të mirë për individët në tregun e punës e për pasojë në të ardhurat e tyre.

Punonjësit e arsimuar kanë tendencë të kenë një nivel më të lartë të ardhurat dhe janë më pak të rrezikuar të përballen me varfërinë.

Arsimi fillor dhe i mesëm në rajon është kryesisht i lirë, ndërsa arsimi i lartë në shumicën e rasteve sigurohet nga institucionet publike të arsimit të lartë, pa pagesë ose me pagesë të ulët. Shumica dërrmuese e studentëve ndjekin universitetet publike.

Niveli i shkollimit bëhet shkak për rritjen e pabarazisë. Pasi personat me nivele më të larta të arsimimit kanë tendencë të jetojnë në zona urbane ose vijnë nga familje më të pasura.

Në krahasim me popullsinë e përgjithshme, nivelet e arritjeve arsimore janë më të ulëta për romët, gjë që ndikon në të perspektivat e punësimit të tyre.

Gjithashtu personat me aftësi të kufizuara shpesh përballen me një rrezik përjashtimi nga arsimi.

Për më tepër, cilësia e dobët e arsimit në rajon mund të çojë në përjashtimin social të të rinjve.

Si pasojë të rinjtë mund të jenë në një pozitë të pafavorshme në krahasim me grupet e tjera të popullsisë, siç e pasqyron edhe tregu i punës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne