Opinion

Në Shqipëri nuk ka Lob Rus por ka Simpati per Rusinë

Nga Pirro Prifti

Në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikën nga Shaban Murati u hodh idea absurde se në Shqipëri paska një lob rus. Sipas Shban Muratit në librin e tij të botuar në vitin 2014 `Rusia Ballkanike` ka shkruar se  `…..forca e lobit rus ne Shqipëri është më e madhe se sa kemi menduar….`.

Këtu nuk është problem për intervistën e Shaban Muratit se sa për  abstragimet dhe halucinimet e disa publicistëve madje dhe disa shkrimtarëve , kryesisht për të bërë show mediatik për krijimin krijimin qoftë ashtuquajturave `Fakte` që në të vërtetë janë trillime konspirative për të tërhequr vëmëndjen e lexuesve apo për të bërë lajm diçka që nuk është lajm.

Dihet botërisht se Rusia nuk ka patur asnjëherë pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Dihet gjithashtu botërisht se Rusia nuk ka patur asnjë influencë në  Traktatin famëkeq të Lozanës në të cilin kanë hedhur Firmat Franca, Anglia, italia, Greqia Turqia , madje edhe Japonia  për të realizuar ndryshimin e kufijve ballkanikë dhe çvendosjen e popullsive. Rusia nuk ka hedhur firmë.

A nuk është kjo një tregues se Rusia nuk ka patur asnjë qëllim armiqësor ndaj Shqipërisq? Hipokrizia e nacionalistëve shqiptarë ( pra jo patriotëve) është  tërheqja e vëmëndjes tek Rusia e cila nuk ka patur në fakt asnjë influencë në kufijtë Ballkanikë të vitit 1913 1919 dhe 1925 , kurse protagonistë dhe shkaktarë të copëtimit të Shqipërisë ishin vëndet perëndimore që sot janë të përfshira në BE: Franca  e cila përkrahte fuqimisht Serbinë, Anglia që përkrahte fuqimisht Greqinë, Gjermania dhe Italia që përkrahnin Greqinë dhe Serbinë në dobi të ndryshimit të kufijve në favor të aleatëve të tyre. Rusia praktikish luante një rol të dorës së dytë duke përkrahur Francën kryesisht. i vetmi vënd perëndimor që perkahte Shqipërinë ishte Austro-Hungaria ( madje dhe ajo vetëm për pjesën katolike të veriut), dhe aleati ynë i përhershëm SHBA nëpërmjet Presidetit Wilson. Madje Rusia përkrahu rezolutën e Presidentit Amerikan për vetvendosjen e popujve të vegjël.

Aq e vërtetë është kjo sa në parlamentin shqiptar të 1924 Avni Rustemi dhe Fan Noli kërkuan 5 minuta heshtje dhe respekt për të nderuar vdekjen e  Leninit që ndodhi në janar. Arësyeja ishte sepse edhe Lenini ashtu si Wilson përkrahu çështjet e popujve të vegjël dhe dëshirën e tyre për vetvendosje.

Të paktën historia të tregohet drejt dhe jo në formë hipokrite siç po tregohet sot nga anal-istë, shkrimtarucë apo dhe publicistë  që shkruajnë sipas pagesës apo sipas shërbimeve që u bëjnë disa poitikanëve apo politikave oportuniste të kohës së sotme.

Sa për Rusinë mund të thëm disa faktorë që Rusia ka ndihmuar shqiptarët dhe më vonë Shqipërinë:

Faktori i parë është shpartallimi i ushtrisë turke në 3 Mars  1878 dhe traktakti i Shën Stefanit në të cilin për herë të parë popujt ballkanikë ndjenë mundësinë për tu shkëputur nga pushtimi qindra vjeçar turk. Ishte  Disfata e Perandorisë turke nga Rusia ajo që ndezi dhe krijoi Lidhjen e Prizrenit. Lidhje e cila në fillim pati një Qëllim proturk për të ruajtur status quonë nëpërmjet KAHRARNAME-së, në pikat e të cilës që u dërguan fatkeqësisht edhe në Kongresin e Berlinit   ( 13 qershor 13 korrik) dhe u referuan nga Ministri i Jashtëm i Perandorisë Osmane (me origjinë shqiptare) Kara Theodor Pasha, dhe më vonë morën pjesë por jashtë seancave zyrtare pa të drejta votimi : Jakup Ferri bashkë me Abdyl Frashërin, iliaz Pashë Dibrën, Ymer Prizrenin.Pavarësisht rezultatit, Kongresi i Berlinit ishte unanim kundër kërkesave shqiptare.

Faktori i Dytë mbetet përkrahja e Rusisë së Leninit  për kërkesat për vetvendosje të popujve të vegjël e draftit të Presidentit Wilson të SHBA, e cila u reflektua edhe në politikën shqiptare të asaj kohe me simpati për Rusinë.

Faktori i Tretë është përkrahja e Rusisë në Konfernecën e OKB në 1946 në Paris në të cilën pretendimet greke për pjesmarrjen e Shqipërisë në luftën italo-greke, për pak sa nuk shkaktuan ndryshimin e kufijve të jugut në favor të Greqisë. Aty përfaqësuesit e BRSS ndihmuan Shqipërinë duke pohuar se Shqipëria ishte aleate e koalicionit kundër Nazi-fashizmit.

Faktori i katërt mbetet se Rusia e ndihmoi rregjimin e Enver Hoxhës të shkëputej nga dominimi Jugosllav e kërkesa e saj për ta bërë Shqipërinë  `Republikë të shtatë` të Jugosllavisë, dhe ndihma e Rusisë për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga lufta.

Shumë gjëra janë harruar por e vërteta duhet kujtuar sepse shqiptarët duhet ta dinë se kush i ka ndihmuar pa interes: SHBA dhe Rusia deri më ditët e sotme.

Problemet që lindën pas vitteve `90 pra pas rregjimit kormunist, dhe rikthimi i Demokracisë Perëndimore në Shqipëri, dëshira për ta bërë Shqipërinë si Europa ( kuptohet si Europa Perëndimore), bënë që krahas rivendosjes së marëdhënieve diplomatike me SHBA dhe Anglinë, të rivendoseshin edhe marëdhëniet me Rusinë post-komuniste.

Çlirimi i Kosovës, dhe lufta në Kosovë, Pavarësia e saj, përkrahja e jashtzakonshme e SHBA për faktorin shqiptar, krijoi shpresa të mëdha për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sidoqoftë lufta politike në Shqipëri për gjithë këto 27 vite për të marrë pushtetin ka krijuar përsëri  dyshime dhe konfuzion se kush nga të huajt ja do të mirën Shqipërisë dhe kush jo. Kështu që krahas një ideje të paqartë për të ardhmen, emigrimi, papunësia, kriminaliteti , lufta politike për dominim kanë bërë që edhe fqinjët të interesohen për ta mbajtur Shqipërinë të destabilizuar duke përdorur sigurisht edhe politikanë të veçantë apo individë me influencë apo dhe ndonjë media për të krijuar këtë pakënaqësi dhe duke u përpjekur të rëndojnë gjëndjen.

Në këtë pikë gjeopolitika ruse gjeopolitika e SHBA, madje dhe ajo turke, interesat e pakuptueshme të BE, kanë krijuar një konfuzion në shoqërinë shqiptare sidomos nga rezervimi i BE për të integruar Shqipërinë.

Sidoqoftë në asnjë rast Rusia nuk ka ndërhyrë në interesat shqiptare për tu integruar në BE, madje është përpjekur të mbajë marëdhënie sa më të mira me Shqipërinë.  Nëse Rusia kërkon një Serbi jashtë BE ky është një problem jo i yni madje as i shqiptarëve të Kosovës sepse ashtu si kërkojmë në që Kosova të integrohet në BE, lëvizja e lirë, dhe të njihet nga Bota, ashtu dhe gjeopolitika rusa kërkon një Serbi jashtë BE.

Konflikti  njëqind vjeçar i shqiptarëve të Kosovës me Serbinë mori fund, por probleme të mëdha ngelin për tu sqaruar , dhe për mendimin tim kryesorja është se Serbia duhet ti kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës për genocidin e ushtruar në 1999 por dhe për raprezaljet herë pas herë gjatë 100 viteve të kaluara. Në këtë aspekt, Rusia nuk ka luajtur ndonjë rol negative; i vetmi opsion i saj ka qënë mos njohja e Kosovës nga Rusia, dhe nëse Serbia e njeh Kosovën si shtet i pavarur ashtu dhe Rusia mendoj se do ta njohë Kosovën.

Dihet që një pjesë e vëndeve të BE nuk e njohin si shtet Kosovën. Mos vallë ata duhet të jenë medoemos edhe armiq të shqiptarëve? Sigurisht që jo. Ashtu dhe për Rusinë, shqiptarët e Kosovës pavarësisht paragjykimeve mendoj se nuk vjen ndonjë lloj rreziku i afërt. Rusia mendoj gjithashtu se prioritet ka ish-vëndet sovjetike; sa për Balkanin , Ballkani mbetet mesa duket jashtë axhendës. Rusia e ka humbur Ballkanin.

Problemi qëndron se shqiptarët e Shqipërisë kanë simpati për popullin rus sepse mbetet një popull me tradita dhe një popull që e ka ndihmuar Shqipërinë në ditët më të vështira të saj, ditë që politikanët për interesa të caktuara ngulmojnë ti harrojnë, por e vërteta është ndryshe. Ashtu si thashë më lart, nuk është e nevojshme të bëjmë armiq aty ku nuk ka si p.sh., Rusinë. Reaksioni anti sllav i shqiptarëve të kosovës është i drejtë,  por nuk i takon më të ardhmes. Sot duhet të ndikojë në politikën shqiptare dhe atë kosovare, politikat e fqinjësisë së mirë dhe të integrimit në BE, dhe jo ato të armiqësimit.

priftipirro2017@gmail.com

OPINIONE