Bota

Në Siri zbulohen materiale kimike të prodhuara në Turqi, Angli dhe SHBA

Zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë ka thënë: Gjatë çlirimit të disa rajoneve në Siri, janë zbuluar dhe regjistruar materiale kimike të prodhuara nga Turqia, Anglia dhe SHBA.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, Feisal Mekdad, zv/ministër i jashtëm i Sirisë, ka thënë: SHBA, Anglia dhe aleatët e saj kanë shkelur ligjin për ndalimin e armëve kimike, duke furnizuar grupet terroriste me materiale kimike. Zv/ministri i jashtëm i Sirisë po ashtu ka njoftuar për vizitën e një ekipi hetimor në lidhje me dosjen kimike në Siri dhe ka shtuar: Qeveria siriane ka kryer hetimet në lidhje me sulmin kimik në rajonin Khan Shejkhun në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Mekdad ka shtuar: Deri më tani asnjë vend perëndimor, nuk ka bërë kërkesë për të dërguar një ekip nga Organizata për ndalimin e përhapjes së armëve kimike në Khan Shejkhun. Zv/ministri i jashtëm sirian ka thënë se qeveria siriane i ka kryer të gjitha përgatitjet për ekipin hetimor i cili pritet që ditët në vijim të vizitojë Sirinë./ PT

OPINIONE

INTERVISTA