Në Stamboll do të mbahet konferenca ndërkombëtare “Umeti Musliman”

Konferenca ka për qëllim të vë theksin tek problemet me të cilat përballen muslimanët anembanë botës.

Universiteti “Sabahattin Zaim” nga Stambolli do të jetë nikoqir i edicionit të dytë të konferencës ndërkombëtare “Umeti Musliman”, që do të mbahet në datat 14-16 tetor, ku do të bëjë bashkë në një vend 20 dijetarë ndërkombëtarë.

Konferenca në fjalë, ka për qëllim të vë theksin tek problemet me të cilat përballen muslimanët anembanë botës, ndërsa tema e saj do të jetë: “Gabimet dhe rreziqet me të cilat përballen shoqëritë muslimane: Sfidat e sektarizmit, laicizmit, nacionalizmit dhe kolonializmit”.

“Këto janë disa nga probleme të cilat janë të pranishme në shoqëritë muslimane dhe si të tilla shkaktojnë tensione dhe rrëmujë, prandaj po përpiqemi t’i analizojmë dhe t’i kuptojmë në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje”, tha për AA, drejtori i CIGA-s, Sami Al-Arian.

Al-Arian, i cili ligjëron mbi politikën dhe qytetërimin islam në universitet, tha se në konferencë do të diskutohet mbi nacionalizmin në Pakistan, Bangladesh dhe Indi, si dhe nacionalizmi brenda kontekstit të botës arabe.

Ai tha se konferenca do të trajtojë edhe efektet e kolonializmit në Lindjen e Mesme, por edhe “kolonializmin e kolonëve në Izrael/Palestinë”.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne