Në sulmet e YPG/PKK-së ndaj vendbanimeve civile në Siri humbin jetën 2 dhe plagosen 10 civilë

Në sulmet terroriste të ndërmarra në zonat e Operacionit “Burimi i Paqes” dhe “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë, janë vrarë 2 dhe u plagosën 10 civilë.

Në vendbanimin Suluk të çliruar nga organizata terroriste YPG/PKK në kuadër të Operacionit “Burimi i Paqes” dhe vendbanimin Çobanbey të spastruar nga elementët e terrorit me Operacionin “Mburoja e Eufratit” u ndërmorën dy sulme terroriste.

Në sulmin me autobombë të kryer në vendbanimin Suluk në juglindje të Tel-Abyadit ka humbur jetën një dhe janë plagosur 7 civilë.

Ndërkaq si pasojë e shpërthimit të një mine të vendosur në rrugë në jug të vendbanimit Çobanbey në kufirin Turqi-Siri ka humbur jetën një dhe u plagosën 3 civilë, të cilët u dërguan në spital në Çobanbey për kurim.

Forcat e sigurisë së Ushtrisë Kombëtare Siriane, që dolën në vendin e ngjarjes qëndrojnë mbi mundësinë që sulmet mund të jenë kryer nga organizata terroriste YPG/PKK./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne