Në Tiranë çelet panairi i bamirësisë me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit

Me afrimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, ka bërë që në Tiranë të çelet një panair bamirës, në të cilin për disa ditë me radhë do të tregtohen materiale të ndryshme e ushqime, dhe lekët që do të grumbullohen do të shkojnë për fëmijët e familjeve në nevojë.
Sipas organizatorëve të shoqatës turke për arsim dhe kulturë “Sulejmanie”, kjo iniciativë ka bërë së bashku shumë besimtarë myslimanë shqiptarë dhe turq, të cilët kanë përgatitur një numër të konsiderueshëm ushqimesh dhe veshjesh, bizhuterish dhe dhuratash të ndryshme, për t’i tregtuar dhe më pas paratë e fituara do ti shkojnë fëmijëve në nevojë.
Një përfaqësuese i kësaj shoqate në një prononcim mediatik tha:
“…Jemi këtu në këtë panair, në mënyrë që të mbledhim të ardhura dhe të ndihmojmë njerëzit në nevojë. Ne kemi ardhur nga Turqia dhe duam të ndihmojmë fëmijët që vijnë nga familje në nevojë, të cilët ndjekin shkollën në institucionin tonë. Mallrat që shihni janë sjellë nga Turqia, ndërsa gatimet janë përgatitur nga ne. Të ardhurat që marrim përmes shitjes së këtyre materialeve, i përdorim për shkollimin e fëmijëve. Kjo iniciativë vjen në kuadër edhe të muajit të madhërueshëm të Ramazanit…”.

Pjesë e panairit janë bërë edhe mësuesit e shoqatës arsimore-kultuturore “Sulejmanie”, që ndihmojnë fëmijët e familjeve në nevojë, të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin shkollën, për shkak të nivelit të ulët ekonomik të familjeve të tyre.

Ndërsa, kryetari i shoqatës arsimore-kultutore “Sulejmanie”, Festim Demiri tha:

“…Të gjitha këto gjëra tradicionale që shihni janë përgatitur nga personeli i shoqatës. Të ardhurat që vijnë nga ky panair do të përdoren për fëmijët e familjeve në nevojë. Ata studiojnë, jetojnë e ushqehen dhe nuk paguajnë asnjë gjë, pasi vijnë nga shtresa në nevojë. Ne do të jemi këtu deri përpara muajit të Ramazanit…”.

Vlen të përmendet se, shoqata arsimore-kulturore turke “Sulejmanie” operon në Shqipëri që nga viti 1992, ku fillesat e kontributeve të saj i ka qysh në Shkodër dhe ka në të gjithë Shqipërinë 32 degë qendra arsimore dhe konvikte./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne