Në Turqi filloi votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Turqia filloi procesin e votimit (8.00 me orën lokale) për të përcaktuar presidentin e vendit dhe kuvendin e ri të legjislaturës së 27-të.

Në këto zgjedhje votojnë 56 milionë e 322 mijë e 632 votues në 180 mijë e 65 qendra të votimit.

Votuesit e regjistruar në listat e votimin jashtë vendit do të mund të votojnë sot në vendkalimet kufitare deri në orën 17.00.

Në qoftë se votuesit kanë mbërritur në qendrën e votimit deri në orën 17.00 dhe janë duke pritur në radhë për të votuar, do të përdorin votën e tyre pasi të jenë numëruar nga ana e kryetarit të qendrës së votimit.

Në këto zgjedhje për herë të parë zbatohet një aplikacion i kutisë mobile të votimit për personat e sëmurë, të cilët nuk mund të shkojnë në qendrat e votimit.

Në këtë kuadër këto kuti do ti dërgohen votuesve të cilët deklarohen se nuk mund të dalin në votim për shkak të sëmundjes.

Bëhet e ditur se në kuadër të këtij zbatimi janë në dispozicion 303 kuti të votimit për 17 mijë e 258 votues që përfitojnë nga ky kriter.

Në zgjedhjet presidenciale garojnë 6 kandidatë.

Rikujtojmë se në ditën e votimit të gjitha transmetimet në lidhje me zgjedhje do të lejohen pas orës 21.00, por këto transmetime do të mund të bëhen edhe më herët në rast se vlerësohet si e nevojshme nga ana e Këshillit të Lartë Zgjedhor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne