“Në Turqi nuk ka të infektuar me koronavirus”

Me institucionet dhe asociacionet përkatëse, me në krye Ministrinë e Shëndetësisë, Shteti i Republikës së Turqisë i ka marrë të gjitha masat e duhura në lidhje me epideminë “Covid-19” (koronavirusi i ri), që është shfaqur për herë të parë në Republikën Popullore të Kinës, njofton Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës në një komunikatë të shkruar.

Po ndiqen me kujdes të madh të gjitha punimet dhe masat e marra për të penguar hyrjen e epidemisë në Turqi, thekson komunikata dhe vijon kështu:

“Sipas të dhënave më të fundit, në vendin tonë nuk është regjistruar ndonjë rast me koronavirus. Nuk pasqyrojnë të vërtetën pretendimet që kanë qarkulluar në disa media sociale në lidhje me këtë çështje, kinse në Turqi janë konstatuar të infektuar me koronavirus. Mediat tona dhe punonjësit e tyre bashkë me të gjithë qytetarët tanë janë të lutur që të marrin në konsideratë burimet zyrtare, kryesisht Ministrinë tonë të Shëndetësisë, dhe të mos u referohen deklaratave ose pretendimeve të tjera që hidhen në lidhje me këtë çështje”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne