Në Turqi u zhvillua Mbledhja e Sigurisë, në fokus lufta kundër organizatave terroriste

Në Turqi u zhvillua Mbledhja e Sigurisë, në fokus lufta kundër organizatave terroriste
Nën kryesimin e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan është mbajtur Mbledhja e Sigurisë, me ç’rast është vlerësuar lufta kundër terrorizmit në kuadër të zhvillimeve të fundit në Siri.

Nën kryesimin e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan është mbajtur Mbledhja e Sigurisë, me ç’rast është vlerësuar lufta kundër terrorizmit në kuadër të zhvillimeve të fundit në Siri.

Sipas informacionit të marrë nga burimet presidenciale, në mbledhjen e mbajtur në Kompleksin Presidencial janë bërë vlerësime në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”.

Në Mbledhjen gjithashtu është përqendruar mbi luftën me organizatat terroriste që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare në kuadër të zhvillimeve të fundit në Siri.

Në mbledhje morën pjesë kryeministri Binali Yildirim, gjenerali i Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar, ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, ministri i Brendshëm Suleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes Nurettin Canikli dhe burokratë të tjerë përkatës. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne