Rajoni

Në Ulqin u organizua konferenca “Ta ruajmë harmoninë ndër fetare”

Instituti IDEA në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit realizoi konferencën me titull: “Ta ruajmë harmoninë ndërfetare”, ku mblodhi figura të ndryshme të jetës politike, deputetë, përfaqësues të pushtetit lokal dhe të institucioneve tjera në vend, prijës fetarë, si dhe të shoqërisë civile. Të ftuarit në panel ishin prijës të tre komuniteteve fetare të Shkodrës. Kisha Ortodokse, Kisha Katolike si dhe Myftinia. Tubimi kishte temë bosht ruajtjen e harmonisë fetare si vlerë e cila duhet kultivuar me kujdes sidomos në këto kohë të trazirave globale. Në emër të Komunës së Ulqinit, fjalën përshëndetëse e mbajti nënkryetarja e komunës së Ulqinit, Hatixhe Gjoni. Gjithashtu organizimin e tubimit e përshëndetën edhe pjesëmarrësit tjerë. Pas konferencës u shtrua Sofra e Iftarit me moton “Sofra e Harmonisë Ndërfetare”. Sofra e iftarit u përcoll me mesazhe pozitive nga tre komunitetet e lartpërmendura./trt

OPINIONE