Në Universitetin e Vlorës, pedagogë me Master e Doktoraturë, por s’kanë bërë të mesmen

Fiks Fare denoncoi në ditë më parë, se si në Universitetin e Bujqësor të Tiranës, ka profesorë me diploma false me me mesatare 5.7

Por, skandali shtrihet më gjerë.

Gazeta TemA ka mësuar disa fakte edhe më skandaloze në Universitetin e Vlorës.

Burime të gazetës pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se pas një kontrolli, rezulton se në këtë Universitet janë të paktën dy profesorë, që kanë mbaruar edhe Doktoraturën, të cilët nuk kanë bërë shkollën e mesme.

Jo vetëm kaq, por disa të tjerë janë me mesatare 5, gjë që është e paligjshme, ndërsa disa të tjerë japin mësim jashtë profilit të tyre.

TemA ka mësuar edhe emrat e disa prej tyre, por deri në zyrtarizimin e raportit të Ministrisë së Arsimit, po i japim vetëm me iniciale.

N.H, master dhe Doktoraturë, por pa shkollë të mesme.

E.B, master dhe Doktoraturë, me mesatare 5.

E.M, s’ka master, por jep Juridik tek masteri.

U.V, pa master, por jep mësim në master.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne