Në vit qindra kosovarë vdesin para kohe shkaku i ajrit të ndotur

Sipas këtij raporti, shumica e këtyre njerëzve kanë më pak se 70 vjet.

Ndotja e lartë e ajrit në Kosovë po vazhdon të rrezikojë shëndetin e qytetarëve, kësisoj vlerësohet se po shkakton qindra vdekje të parakohshme.

Qytetarëve u bëhet thirrje t’i marrin masat mbrojtëse që të mos rrezikohen nga kjo ndotje e ajrit, shkruan sot Zëri.

Qindra kosovarë vlerësohet se në vit po vdesin para kohe nga sëmundje të ndryshme si pasojë e ekspozimit ndaj ajrit të ndotur.

Në raportin e prezantuar nga Banka Botërore “Menaxhimi i ndotjes së ajrit në Kosovë” thuhet se rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit në Kosovë ose 90 për qind e tyre nga sëmundjet e zemrës dhe nga goditjet në tru, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur mjedisor.

Sipas këtij raporti, shumica e këtyre njerëzve kanë më pak se 70 vjet./Mesazhi/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne