Në Vladivostok të Rusisë u çel edicioni i IV-të i Forumit Ekonomik Lindor

Ne 11 shtator në Vladivostok të Rusisë u çel edicioni i IV-të i Forumit Ekonomik Lindor.

Sesioni plenar u hap nga Presidenti Vladimir Putin, i cili pati një axhendë të ngjeshur takimesh me liderët e Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Mongolisë, si edhe me përfaqësues të bizneseve ndërkombëtare dhe jo vetëm.

Forumi Ekonomik Lindor është një event madhor ku marrin pjesë çdo vit krerë të shteteve të rajonit të Paqësorit, drejtorë të kompanive globale, ekspertë nga fushat e politikës, ekonomisë, shkencës, kulturës dhe mjedisit. Në edicionin aktual të Forumit po marrin pjesë të ftuar nga më shumë se 60 vende, të cilët përfaqësojnë mbi 1 mijë kompani të ndryshme.

Për Rusinë Forumi ofron një mundësi të rëndësishme për të arritur marrëveshje të reja ekonomike me fqinjët e saj në Azinë Lindore. Deri tani në zonat e Lindjes së Largët të Rusisë tashmë janë realizuar shumë projekte industriale dhe infrastrukturore në bashkëpunim me investitorët kinezë, japonezë, etj. Me Kinën për shembull në atë pjesë të Rusisë tani për tani po zbatohen mbi 30 projekte me vlerë totale rreth 3 miliardë dollarë.

Burimi: Ambasada ruse ne Shqiperi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne