Shqiperia

Negociatat, ambasadori italian: 3 skenarët e mundshëm për integrimin e Shqipërisë

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo ka folur nga Shkodra për situatën politike në vend. Cutillo është shprehur mes të tjerash se zgjedhjet nuk mund të shtyhen pa një marrëveshje.

“Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet çfarë është më logjike, te zhvillohen zgjedhje apo te shtyhen çka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë.

Ndryshimi i dytë mund te jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “një varr më të keq se gropa” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj”, tha ai.

Ambasadori ka shtuar se në Parlamentin Europian kriza në Shqipëri shihet si anormale. Po ashtu ai ka theksuar se vendet e BE po mbajnë shënime për situatën në vend, ndërsa ka theksuar se Franca dhe Holanda janë kundër Shqipërisë.

Cutillo është shprehur më tej se ka 3 skenarë të mundshëm të cilat nuk përjashtohen për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Janë tre mundësi pas rekomandimit, e para është që në të gjitha vendet në unanimitet të aprovojnë çeljen e negociatave, kjo është diçka që shqiptarët dëshirojnë , por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa më e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi këtë vit.

E dyta është që ti mohohet çelja e negociatave. Mund të deklarohet që përsos rekomandimit ka akoma rrugë për të bërë dhe të përcaktohen modalitete të reja.

Mundësia e tretë është që komisioni europian te shtyj vendimin, kjo pasi mes rekomandimit me 29 maj dhe vendimit për negociatat me 20 qershor është një kohë e shkurtër. Dosja është voluminoze ndaj nuk do ishte çudi që ndonjë vend të thoshte që nuk kemi patur kohe ta studionim”, ka thënë më tej Cutillo./tiranatoday

OPINIONE