Shqiperia

Negociatat/Bushati dhe Kotzias takohen sërish në Bruksel

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është takuar sërish me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, në Bruskel. Takimi është zhvilluar në selinë e NATO-s.

Ministria e Jashtme greke konfirmoi takimin duke publikuar edhe një foto të Kotzias me Bushatin.

Për shkak të nisjes së negociatave  mes Shqipërisë dhe Greqisë, takimet me dy kryediplomatëve kanë qenë të shpeshta. Pak kohë më parë Kotzias pati një vizitë në Korçë, ndërsa më pas edhe në Tiranë. Në kohët në vijim pritet edhe një vizitë në Shqipëri e kryeministrit grek Aleksis Cipras.

OPINIONE