Negociatat e Gjenevës për Sirinë mund të rifillojnë në nëntor

Stefan De Mistura, i dërguari special i OKB për çështje të Sirisë, të mërkurën do të shkojë në Moskë për të biseduar rreth çështjes së Sirisë me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë dhe me ministrin e mbrojtjes së këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Stefan De Mistura, i dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë, deklaroi se të mërkurën do të takohet me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë në Moskë. Ai ka shtuar se në takim me autoritetet e Rusisë, do të bisedohet çështja e rifillimit të negociatave për paqe në Gjenevë në bazë të rezolutës 2254 të KS të OKB dhe zbatimit të marrëveshjes për krijimin e zonave me reduktim të tensioneve. De Mistura gjatë vizitës në Moskë do të takohet edhe me ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu. Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka deklaruar se negociatat e Gjenevës për paqe në Siri mund të rifillojnë në nëntorin e ardhshëm./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne