Negociatat/ Gati hapja e kapitullit të Reformës në Drejtësi, pritet tërmet në politikë

Zëvendësministrja e brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Kuko shprehet se procesi është intensiv dhe nuk konsiston vetëm në përafrim legjislacioni por në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit si dhe rezultate konkrete nga operacionet e drejtësisë së re.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von det Leyen është shprehur sot sërish pa asnjë ekuivok lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ministria e Brendshme, si institucioni lider për Kapitullin 24, më këmbë për përgatitjen e plotë të gjithë procesit. Sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues dhe Grupit të Punës nga MB dhe PSH. Kapitulli 24 “Drejtësia, Liria, Siguria” është kapitulli i parë (së bashku me Kap.23) që do të hapet në negociatat me BE. Fushat kryesore:

– Lufta kundër krimit të organizuar

– Migracioni, Azili, Kufijtë e jashtëm dhe politika e vizave

– Lufta kundër terrorizmit

– Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale&civile

Institucionet e përfshira:MD,MFE, Banka e Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme etj

Proces intensiv i cili nuk konsiston vetëm në përafrim legjislacioni por në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë & zbatimit të ligjit si dhe rezultate konkrete nga operacionet.

Drejtësia e re!” shkruan Kuko.

Në tetor pritet që të çelen negociatat, ndërsa po në vjeshtë pritet që të jetë ngritur edhe SPAK-u për të filluar me dosjet e para për të vendosur para drejtësisë ‘peshqit’ e mëdhenj.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se drejtësia e re nuk ka kthim pas, ndërsa Presidenti Meta e ka cilësuar ‘Ramaformë’./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne