Shqiperia

Negociatat, Gjosha: Rama show, Hahn-it i mbaron mandati, Shqipëria penalizoi Maqedoninë

Ish-Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e ftuar në emisionin ’45 Minuta’ të Denis Mingës në Report Tv lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë Rama. Duke iu referuar takimit të qeverisë pasditen e sotme me komisionerin Johannes Hahn, Gjosha u shpreh se gjithçka ishte propagandë dhe show. Ish-ministrja, aktualisht deputete e LSI tha se vitin tjetër PE është në zgjedhje, ndërsa komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn i mbaron mandati dhe se nuk ka asgjë të sigurt për negociatat duke u shprehur pesimiste. Gjithashtu, Gjosha bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se Shqipëria është bërë pengesë për Maqedoninë, pasi për të dy vendet është menduar që negociatat të hapen në paketë, por sipas saj Tirana dështoi duke penalizuar arritjet e Shkupit.

Ky është një bashkëbisedim normal teknik, por kthehet në propagandë dhe shoë. Shpenzime të tilla që shkojnë për të zbukuruar imazhin e kryeministrit shkojnë në dëm të procesit. Nëse do të ishte një kryeministër europian, takimi nuk do të ishte LIVE, por në zyrë, as me ministrat, por me ekspertë. Këshilli mund të mblidhet në qershor dhe një datë të mundur nëse kemi plotësuar kushtet, por problemi më i madh është që KE kalon një fazë zgjedhore, sikur do të jemi edhe ne. Në Shqipëri sa herë ka zgjedhje në 6 muajt e fundit asnjë punonjës nuk është i fokusuar. Në mund të përgatisim një raport, por nuk do të ketë KE që mund të dorëzojnë këtë raport pranë vendeve anëtare. Hahn vitin tjetër mbaron mandatin e tij, do të kemi një komisioner të ri për Zgjerimin. Zgjedhjet do të jenë në maj të vitit që vjen dhe nëse mendohet se këshilli do të mblidhet në qershor. Shqipëria dhe Maqedonia do të shkojnë bashkë në paketë, fatkeqësisht e ka penalizuar Shqipëria. Maqedonia ka bërë shumë hapa para, cështjen e emrit e zgjidhi. Zaev rrezikoi deri diku edhe jetën e tij për marrëveshjen dhe Maqedonia nuk e meritoi këtë tërheqje. Shqipëria është bërë pengesë këtë vit edhe për Maqedoninë.
Klajda Gjosha

Komisioneri Hahn deklaroi sot se duhet buxhet shtesë për fazën përgatitore të negociatave dhe njerëz të kualifikuar. Por Gjosha deklaroi se mungojnë drejtoritë që duhet të ngriheshin për procesin e integrimit, nuk ka përkthyes që njohin legjislacionin europian, ndërsa edhe për këtë akuzoi Ramën se shkriu Ministrinë e Integrimit. Gjithashtu Gjosha tha se Rama sot në takimin me Hahn lexoi strategjinë për integrimin që ajo kishte paraqitur në 2016, ndërsa shtimin e stafit në Bruksel që kryeministri lajmëroi sot, theksoi se e kishte kërkuar dy vite më parë. Rekomandimin pozitiv të KE për përcaktimin e datës për negociatat, deputetja e LSI nuk e shikon meritë të Shqipërisë.

Shqipëria është vend me rrezikshmëri të lartë dhe mund të kthehet nga një vend që importonte, eksportonte stabilitet, mund të kthehej në një vend që rrezikonte stabilitetin për shkak të krimit, trafikut të drogës, etj.
Klajda Gjosha

Johannes Hahn kërkoi sot që opozita të votonte ligjin për magjistratët, por Gjosha u përgjigj duke thënë se Komisioneri nuk është informuar si duhet, ndërsa mohoi negociatat me PS për arritjen e kuorumit të 84 votave që duhet për ligjin.

Më vjen keq që Hahn nuk është i informuar, e dyta duhet të ishte informuar që duhet të emërohen nga KLGJ dhe KLP që nuk janë ngritur. Ndërhyrja në ligj kërkohet jo për një vit por pa afat. Ne kërkuam kohë, që të përcaktohej, që të mos ndodhte si me kryeprokuroren.

Nuk ka më negociata, pasi edhe kur vijonim bisedimet tona në komisionin e ligjeve dhe nuk pranoi që të diskutonte më, por solli direkt propozimin duke kërkuar 84 vota. Pasi o do të shkosh me blerje votash ose do të ulesh në një bisedë serioze dhe të sinqertë për të votuar së bashku.
Klajda Gjosha

Në fund të intervistës Gjosha foli edhe për aksionin opozitar dhe largimet nga LSI, referuar deputetit Robert Bitri.

Ne jemi të zgjedhur, gjithsecili është i lirë që të zgjedhë. Kemi një bashkim forcash opozitare me PD për të larguar kryeministrin, ne jemi të vendosur në këtë prioritet që nuk buron nga partitë tona, por nga qytetarët. Ne do të jemi në ballë dhe në front të të gjitha prioriteteve.
Klajda Gjosha

OPINIONE