Rajoni Shqiperia

Negociatat/ Hahn: Tetori shpresëdhënës për Maqedoninë…asnjë fjalë për Shqipërinë

Komisioneri i BE-së Johannes Hahn në konferencën për shtyp në Shkup (25.07) me kryeministrin Zoran Zaev Zaev mes të tjerash tha se të gjitha partitë politike duhet të jenë të hapura dhe të bashkëpunojnë e të fokusohen që në tetor vendi të marrë datën për hapjen e negociatave me BE-në.

“Të gjitha partitë politike duhet të tregojnë gatishmëri për bashkëpunim dhe të fokusohen që në tetor të fitojnë datën për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE”,ka theksuar Hahn.

Hahn tha se tha se kompromisi për miratimin e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike, jep një sinjal të mirë dhe kontribuon në sundimin e së drejtës në vend.

“Siç e dini kam kaluar ditë apo netë të gjata këtu në Maqedoni për të arritur qëllimet euro-atlantike. Me të vërtet më vjen keq që të gjithë shtetet nuk kanë vendosur për hapjen e negociatave në qershor, sepse ju me të vërtetë keni kryer detyrat tuaja, shpresoj me të vërtetë që kjo punë të mbaroj në tetor. Kam ardhur në Shkup për të diskutuar posaçërisht për sundimin së drejtës. Të gjitha forcat politike duhet të kenë për qëllim hapin e madh që duhet të ndërmarrë vendi në tetor. Puna e Prokurorisë Speciale duhet të vazhdojë. Vendet anëtare po ndjekin me kujdes zhvillimet në sundimin e së drejtës. Kjo mbi gjitha është e rëndësishme për qytetarët e vendit tuaj. Është e rëndësishme që është ruajtur pavarësia e Prokurorisë Speciale Publike në brendësi të Prokurorisë Publike”, tha Hahn. Komisarii BE-së theksoi sërish se tetori do të jetë vendimtar për Maqedoninë kur edhe do të nisin negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

Ai shprehu keqardhje për qershorin, pasi sipas tij Maqedonia kishte plotësuar të gjitha kërkesat që atëherë, por është e patjetërsueshme që të implementohen reformat.

Jemi të hapur për bashkëpunim me opozitën Kryeministri Zaev vlerësoi se vendi meriton të marrë datë për fillimin e bisedimeve për shkak se në dy vitet e kaluara ka punuar për këtë qëllim. Ai është i sigurt se në tetor, përfundimisht pas 15 viteve do të jepet datë për fillimin e bisedimeve. Ndërkohë, ai tha se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të punojë në reformat që të mos i jepet alibi BE-së për të marrë tjetër vendim. Ai porositi që pushteti është i hapur për bashkëpunim me opozitën për të gjitha çështjet kyçe, të rëndësishme për interesat e qytetarëve dhe shtetit. Opozita i shpreh shqetesimet Hahn-it

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në takimin me Komisarin e BE-së u përqendrua në situatën aktuale politike, në integrimin e zvarritur evropian dhe në dialogun politik në vend.

Kryetari Mickoski shprehu shqetësimin për ngecjen në integrimet evropiane dhe dështimin për të marrë datë për negociata. Ai gjithashtu theksoi shqetësime në lidhje me mungesën e vullnetit të qeverisë për ballafaqimin me krimin në rritje, skandaleve dhe korrupsionit të lartë, i cili është i pranishëm në nivelet më të larta.

Hahn kërkoi që vendi të vazhdojë me reformat duke e vendosur theksin në miratimin e Ligjit të Prokurorisë Speciale. /DW

OPINIONE