Negociatat/ Ja si u votua në Bundestag për Shqipërinë, më shumë “PO” nga CDU/CSU, partitë që s’dhanë asnjë votë

Bundestagu gjerman ka votuar mbrëmjen e kaluar pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në faqen zyrtare të Bundestagut është publikuar sot edhe mënyra si është votuar për Shqipërinë. Siç shihet nga të dhënat, vendi ynë ka arritur të sigurojë 395 vota pro hapjes së negociatave, ndërsa 188 deputetë kanë votuar kundër Shqipërisë.

Vendi ynë ka marrë më shumë “PO” nga koalicioni i Kancelares Angela Merkel CDU/CSU, me 209 vota pro, ndërsa partitë AFD, Die Linke dhe Fraktionslos rezultojnë të mos kenë dhënë asnjë votë pro Shqipërisë. Gjithashtu, të gjitha votat pro vendit tonë janë siguruar edhe nga partia SPD, e cila ka pasur mbrëmë në Bundestag 127 deputetë; partia B90/Brune ka dhënë 58 vota pro, kurse partia FDP ka dhënë vetëm një votë pro.

Më poshtë tabela:

foto galeri

/BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne