Negociatat/ Soreca: Për plotësimin e kushteve, përgjegjës të gjitha palët. Duhet bashkëpunim për reformën zgjedhore

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka apeluar sërish sot aktorët politikë në vend për të bashkëpunuar mbi reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat në përfundim të një takimi të organizuar në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi mbrojtjen civile pas lëkundjeve të forta të tërmetit të një jave më parë, Soreca komentoi edhe vendimin e Gjermanisë për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“Gjermania nuk ka kushte të reja, Bundestagu ka njohur ecurinë që ka bërë Shqipëria. Për plotësimin e kushteve kanë përgjigje të gjitha palët. Është e rëndësishme që të gjitha palët do të duhen patjetër që të bashkëpunojnë. Duhet të ulen të zgjidhin problemet për qytetarët shqiptarë. Reforma zgjedhore është vetëm një problem” u shpreh Soreca./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne