Negociatori i lartë i kryengritësve sirianë merr pjesë në iftarin e organizuar nga MEK

Kreu i delegacionit negociator të kryengritësve sirianë në Gjenevë së bashku me disa personalitete anti-iraniane ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga grupi terrorist MEK(Monafekin).

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, në këtë iftar të quajtur “ Solidarizimi i feve kundër fundamentalizmit” morën pjesë figura të njohura anti-iraniane. Në mesin e personave të ftuar në këtë iftar ishte edhe Naser Hariri, kreu i delegacionit negociator të kryengritësve sirianë. Përveç tij të ftuar ishin edhe disa figura mediatike anti-iraniane dhe elementë të varur nga opozitarët e qeverisë siriane. Naser Hariri vitin e kaluar ka kryesuar grupin delegues të kryengritësve sirianë në bisedimet e Gjenevës dhe përpara kësaj ka qenë sekretari i përgjithshëm i Koalicioni Kombëtar Sirian të varur nga kryengritësit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne