Bota

Nën vendin e sulmit kimik në Duma është gjetur shtabi nëntokësor i xhihadistëve

Nën spitalin në të cilin janë parë duke u larë me tuba gome njerëzit e ekspozuar ndaj sulmeve kimike në Duma, është gjetur shtabi nëntokësor gjigand i xhihadistëve. Është pothuajse e pamundur që baza xhihadiste e një qyteti nëntokësor të formuar plotësisht të ndërtohet pa mbështetjen e fuqive perëndimore.

Janë zbuluar dëshmi të reja lidhur me atë se pretendimet për sulmin kimik që e arsyetojnë sulmin me raketa SHBA-së, Anglisë dhe Francës ndaj Sirisë, janë ‘mise en scene’.

Është bërë një zbulim i ri në spitalin kombëtar të marrë përsipër nga Helmetat e Bardha, në pretendimet e Damaskut se krahu sirian i al Kaidës, i njohur me emrin Fronti Nusra është një ‘krahë ndihmës civil’ në rajonin Duma në fshatin e Gutas Lindore.

Nën spitalin kombëtarë ku u ndanë imazhet në të cilat pjestarët e Helmetave të Bardha hodhën ujë me tuba gome ndaj civilëve, duke përfshirë edhe fëmijë të ekspozuar ndaj armëve kimike, është gjetur një shtab nëntokësor gjigand i xhihadistëve.

Është raportuar se në shtabin nëntokësor të zbuluar nga Forcat Qeveritare të Sirisë, gjenden armë të rënda dhe punëtori të armëve. Video-xhirimet e para i publikoi Al Sura.

Brenda shtabit nëntokësor gjendet edhe një tunel në të cilin kamionët disa tonësh me rimorkio mund të lëvizin dhe të fshehen lirshëm .

Është e vështirë të mendohet se baza xhihadiste e një qyteti nëntokësor të formuar plotësisht të ndërtohet pa mbështetjen e fuqive perëndimore.

Vihet në dukje se shtabi nëntokësor i xhihadistëve është shumë i fortë dhe muret e tij janë tepër mbështetëse.

Këto u shfaqën edhe nga Sputnik.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë gjithashtu bëri një deklaratë se si videoja e ‘sulmit kimik’ në spitalin në Duma, është hequr me organizimin e shërbimeve sekrete amerikane dhe angleze.

Burimi : Sputnik News/ ML