Shqiperia

Nëna 24-vjeçare, braktis fëmijën, shpallet në kërkim

Një nënë 24-vjeçare nga Lushnja është shpallur në kërkim nga policia. Burime të Policisë Vendore, bëjnë të ditur se po punohet për kapjen e 24 vjeçares nga fshati Çermë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetases S. Ç., vjeçe 24, banuese në fshatin Çermë, për veprën penale parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Neni 124

Braktisja e fëmijëve të mitur

(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001)

Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.