Nëna e 5 dëshmorëve mesazh drithërues Ramës: Si nuk paske fije turpi, i shtrëngon duart atij që më ka vrarë djemtë

Një nënë, e cila 5 djemtë e saj ia fali Kosovës në Ushtrinë Çlirimtare, ka një porosi për Edi Ramën.

Ajo thotë se gjithsej kishte 6 djem, 5 ia fali Kosovës për t’a dëbuar armikun skllav nga tokat tona. Një më ka mbetur dhe ai shërben në Ushtrinë e Kosovës, se kështu i rrita ti shërbejnë popullit gjithmonë.

Tani djali i vetëm që më ka mbetur nga 6 sa i solla në jetë, dje në mëngjes është nisur drejt Shqipërisë për ti ndihmuar vëllezerit e motrat tona atje që janë prekur nga termeti, është një ndër më të mirët e ekip–shpëtimit.

Dmth, Edi Rama ta fala edhe këtë djalë të vetëm që kam dhe s’mu tremb syri, sepse ai është në rrezik aty.

Andaj si ke fytyr ti të dalësh dhe të thuash se do ta bëjmë mini shengenin me Serbinë e Maqedoninë, si s’ke turp të dalësh e të thuash nuk na duhet ndihma, por një gjë ta kesh të sigurtë, se edhe po ti kisha 5 të tjerët gjallë edhe ata do ti dergoja për Shqipërinë. /Pernime.net/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne