Nëna hebreje, babai katolik, vajzat myslimane

Magda Haroun, kreu i bashkësisë hebraike në Egjipt, tha gjatë një interviste televizive se ishte e martuar me një burrë katolik, ndërsa dy vajzat e saj janë myslimane.

Duke jetuar nën një çati për një kohë të gjatë, Haroun theksoi se familja e saj ka një jetë mjaft të qetë dhe jetojnë në mënyrë paqësore me njëri-tjetrin. “U martova me një mysliman kur kisha dy vajzat e mia. Pastaj, martesa ime e dytë ishte me një njeri katolik. Ai ndihmoi dy vajzat e mia”, shtoi Haroun. Ajo thotë se familja e saj beson fuqishëm tek bashkëjetesa dhe shpesh diskutojnë çështje që lidhen me fenë, në mënyrë që ata të dinë më shumë për njëri-tjetrin. “Mësova vajzat e mia për të respektuar qeniet njerëzore për atë se kush janë ata. Ne festojmë të gjitha festat fetare. Ne i festojmë festat e hebrenjve me nënën time. Ne ndjekim lutjet në kishë më 24 dhjetor, në prag të Krishtlindjes, dhe ne gjithashtu e festojmë Ramazanin”, vazhdoi Haroun. Të afërmit e ngushtë të Harounit nuk habiten nga familja e tyre. Megjithatë, njerëzit që nuk janë pranë tyre shpesh habiten nga mënyra se si ata jetojnë së bashku, pavarësisht nga fetë e ndryshme. “Mësova dy vajzat e mia se si ta lexonin Kur’anin, kur arritëm në Egjipt, ata nuk dinin të flisnin arabisht”, tha Haroun. Haruni përfundoi duke thënë: “Krijuesi ynë është vetëm Një dhe nëse ai donte që ne të kishim të njëjtat bindje, Ai do ta bënte këtë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne