Nëna i ndërroi jetë, vajza 10 vjeçare kujdeset për shtëpinë; Familja Gjepali në kushte tejet të rënda ekonomike

Kjo është shtëpia e Elton Gjepalit, i cili jeton në Shijak së bashku me tre fëmijët e tij, Riza 10 vjeç, Ervini 9 vjeç dhe Griselda 3 vjeç. Nëna e tre fëmijëve, Meleqe Gjepali, ndërroi jetë përpara dy muajve, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh për shkak të leucemisë.

Riza, edhe pse vetëm një fëmije, ka marrë rolin e të ëmës duke u kujdesur për motrën e saj të vogël, Griseldën, dhe duke u bërë krahu i djathtë i babait të saj.

Fati e desh që ajo të rritej përpara kohe; t’i harronte lojërat me bashkëmoshatarët e saj dhe të kuptonte ç’është përgjegjësia që në moshën 8 vjeç, kur ajo fillimisht mësoi që nëna e saj vuante nga një sëmundje e rëndë.

Malli për Meleqen rritet çdo ditë, dhe mungesa e saj ndihet tej mase nga bashkëshorti i saj Eltoni, dhe tre fëmijët e tyre.

Familja Gjepali jeton në një shtëpi të vogël dhe në kushte shumë të vështira, diku në komunën Gjepal të Shijakut. Fëmijëve u duhet të ecin 1 orë e gjysmë çdo ditë për të shkuar në shkollë. Ata jetojnë me fare pak të ardhura, të cilat janë kryesisht ndihma  nga njerëz te tjerë, dhe ndonjë punë rastësore që mund të gjejë Eltoni.

Këtë familje e ka ndjekur vazhdimisht fatkeqësia. Që pas humbjes së nënës, ata kanë humbur edhe ndihmën ekonomike.

Dëshira e Eltonit dhe fëmijëve të tij është fare modeste:/Përgatiti: Elene Lika

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne