Nëndetëset ruse marrin torpilë të avancuar “Dyluftimi”

Nëndetëset e Rusisë me bazë bërthamore të klasit Borei dhe Yasen do të jenë në gjendje të godasin objektivin nga çdo thellësi, përpara se të zbulohen nga armiku. Nëndetëset do të armatosen me torpilë termikë UGST të njohur si Fizik-2.

Pavarësisht nga fakti se specifikimet teknike të armëve të reja mbahen sekrete, raportohet se ky torpil e tejkalon torpilin spiral Mk 48 Mod 7 të Marinës së Shteteve të Bashkuara, në aspektin e nivelit të zhurmës, shpejtësisë dhe goditjes. Fizik-2 mund të udhëtojë 10 km më shumë se sa analogu i tij amerikan dhe godet çdo lloj objektivi, duke përfshirë nëndetëset dhe transportuesit e avionëve.

Torpili u zhvillua nga Instituti i Kërkimeve dhe Dizajnit “Morteplotekhnika”, një pjesë e Trupit të Raketve Taktike.

Një nga inxhinierët e tij, Alexei Grigoryev i tha gazetës ruse Izvestia se torpili i ri tashmë ka hyrë në shërbim të Forcës Detare të Rusisë.

“Më vonë, torpili do të zëvendësojë të gjithë toprilët elektrikë në marinën ruse”, tha Grigoryev.

Fizik-2 është një torpil i ashtuquajtur dyluftmi. Ai ka një gjatësi prej 7.2 metrash. Ai ka një kon të rrafshuar të hundës dhe sipërfaqe kontrolli. Megjithatë tipari kryesor i tij është një motorr aksial me djegie të brendshme që ka pistonë që lëvizin paralelisht me boshtin.

Fizik-2 përdor një rrymë uji në vend të një helike. Kjo lejon pakësimin e zhurmës dhe rritjen e shpejtësisë maksimale, deri në 60 nyje (mbi 110 kph).

Sipas Vadim Kozyulin, një profesor në Akademinë Ruse të Shkencave Ushtarake, Marina Amerikane nuk i përdor më torpilët elektrikë.

“Aktualisht, torpili kryesor i Marinës së SHBA-së është torpili me nxehtësi Mk 48, i cili vihet në punë nga një motorr me djegie të brendshme, gjë që lejon shpejtësi më të mëdha dhe një distancë më të madhe udhëtimi. Deri vonë, Rusia nuk kishte një torpil të tillë të përshtatshëm për mjë lëshues 533 mm”, tha Kozyulin për Izvestia.

Sipas ekspertit, lufta moderne me torpilë është si një “luftë me thikë në një kabinë telefonike”.

“Kush godet i pari fiton”, tha Kozyulin, duke shtuar se torpili Fizik-2 i jep Marinës Ruse një avantazh serioz ndaj rivalëve të saj të mundshëm.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, Fizik-2 mund të lançohet nga një thellësi deri në 500 metra, që është gati thellësia operacionale për nëndetëset bërthamore moderne. Torpili ka sipërfaqe kontrolli me tërheqje, të cilat shfaqen menjëherë pas nisjes. Një dizajn i tillë lejon zvogëlimin e zhurmës dhe siguron një manovërueshmëri më të madhe.

Fizik-2 e godet objektivin duke përdor një kërkues objektivash me dy kanale. Ai bazohet në një sistem hidroakustik aktiv-pasiv që mund të zbulojë gjurmët e objektivit në një distancë prej 1.2-2.5 km. Torpili ka një distancë prej 50 km dhe mund të mbajë një mbushje prej 300 kilogramësh. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne