Nene Tereza ishte e krimbur ne para, edhe pse hiqej si fukareshe

Nënë Tereza kishte aq shumë kursime në Bankën e Vatikanit dhe nëse do t’i tërhiqte ato, institucioni do të mund të falimentonte, sipas një gazetari italian i cili zbulon historine e krimit brenda Vatikanit.
Libri i fundit i Gianluigi Nuzzit “The Original Sin” apo “Mekati Fillestar” shpalos detajet e krimit te Vatikanit kur kryepeshkopi amerikan Paul Marcinkus ishte caktuar president i kësaj banke. Në atë kohë Nëna Terezë besohet se “kishte më së shumti para në llogari” edhe pse hiqej si fukareshe neper bote dhe lypte para.
“Nëse vetëm Nëna Terezë do të mbyllte llogarinë apo t’i transferonte paratë, instituti do të ishte në rrezik”, ka shkruar Nuzzi, raporton “La Presse”.
Italiani ka shtuar se zbulimi i llogarisë së Nënës Terezë është dëshmi e qëndrimit të gjatë Marcinkusin brenda çështjeve të Vatikanit.
“Është një fuqi bllokuese në Vatikan që pengon reformat e Papa Françeskut sikurse bëri me Benediktin XVI – ekzistonte me Marcinkusin dhe menaxhmentin paralel të tij të Institutit për Punë të Religjionit – dhe ekziston akoma. Llogaria e Nënës Terezë në bankën e Vatikanit është dëshmi që këta njerëz ishin dhe janë akoma brenda sistemit gjyqësor dhe kanë besim në ta. Atyre iu besoi edhe Nëna Terezë, që siç thuhet, hyri në Institutin për Punë të Religjionit përmes një dere të dytë dhe u mirëprit nga De Bonis, krahu i djathtë i Marcinkusit”, ka shkruar më tej Nuzzi.
Nuzzi ka shtuar se Marcinkus u caktua president i bankës së Vatikanit nga Papa Paul VI në vitin 1970, dhe menjëherë kishte kërkuar të merrte një ndihmës, dhe zgjodhi Donato De Bonisin.
“Nga ai moment, fuqia e tyre u rrit dita ditës. De Bonis e njihte bankën në çdo detaj. Me mjeshtëri ai lëvizi në ndërtesat e shenjta”, ka shkruar Nuzzi. Libri i Nuzzit ekspozon lidhjet e krimit me Kishen Katolike dhe hipokrizine qe Kisha Katolike tregon si bamirese neper bote.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne