Nënkryetari i LDK propozon: President i Kosovës duhet të jetë Isa Mustafa

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri ka propozuar personalisht që President i Kosovës të jetë Isa Mustafa.

Ai konfirmon se deri më tani nuk ka pasur diskutime në LDK, por për momentin ai thotë se Isa Mustafa mund të jetë emri i parë në rast se HAshim Thaçi dorëhiqet.

Ky i fundit ka premtuar se në rast se akt-akuza nga Haga konfirmohet, ai largohet teksa nga ana tjetër AAK e koalicionit qeveritar pretendon se posti i Presidentit i takon Ramush Haradinajt ose një anëtari të partisë së tij,

“Nuk kemi biseduar dhe nuk ka emër tani, por nëse më pyesni mua, LDK-ja në këto moment e ka Isa Mustafën, i cili ka qenë emër edhe në marrëveshjet e brendshme me partitë e tjera, si emër i parë edhe tash mundët me qenë emri i parë që i jepet një lloj organi gjitha partive politike gjatë krizë në të cilën po hyjmë”, tha Lutfi Haziri në një televizion kosovar./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne