Nënpresidenti amerikan Pence arrin për bisedime në Turqi

Nënpresidenti amerikan Mike Pence ka arritur në Turqi për të diskutuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan çështjen e Sirisë.

Pence u prit në Aeroportin Esenboga të Ankarasë nga një grup zyrtarësh, ndërsa delegacioni i tij do të pritet në Kompleksin Presidencial nga ana e presidentit Erdogan.

Ndërkaq, më herët gjatë ditës në Ankara arriti avioni me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe delegacionin amerikan.

Ndryshe, dje takime në Ankara zhvilloi edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së Robert O’Brien me ministrin turk të Jashtëm Mevlüt Çavusoglu, atë të Mbrojtjes Hulusi Akar dhe zëdhënësin e Presidencës së Turqisë Ibrahim Kalin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne