Nënshkruhet marrëveshja e planit bilateral të bashkëpunimit për vitin 2018 midis Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë dhe Malit të Zi

Në Mal të Zi qëndroi për vizitë një delegacion i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, i kryesuar nga kundëradmirali Mehmet Sari. Fillimisht delegacioni turk u takua me përfaqësuesit e ministrisë së mbrojtjes së Malit të Zi. Alma Lulanaj, drejtore e përgjithshme në drejtorinë për resurse materiale i ka shprehur falënderime delegacionit turk për përkrahjen e gjithanshme që Republika e Turqisë i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Malit të Zi në realizimin e aspiratave euro- atlantike, të bindur se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes të dy anëtarëve të NATO-s do të avancohet edhe më shumë në të ardhmen. Znj. Lulanaj po ashtu ka njoftuar delegacionin me prioritetet e ministrisë me fokus të veçantë në modernizimin e ushtrisë së Malit të Zi në përputhje me standardet e NATO-s. Ajo edhe me këtë rast ka veçuar që marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes ndërmjet dy qeverive është platformë ideale për avancimin e mëtejshëm në procesin e modernizimit dhe furnizimit të ushtrisë së Malit të Zi. Nga ana e tij, eprori i lartë turk Mehmet Sari veçoi se kjo vizitë është rast i mirë për definimin e modaliteteve të bashkëpunimit intensiv në fushën e mbrojtjes. Në fund të takimit kryeshefi i drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar Andrej Lakiq dhe i dërguari i mbrojtjes së Turqisë kolonel Orbay Kilinç nënshkruan planin bilateral të bashkëpunimit për vitin 2018./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne