Nënshkruhet pakti i mbrojtjes së përbashkët evropiane

Franca dhe Gjermania finalizuan me sukses ambicien 70-vjeçare për një mbrojtje ushtarake të përbashkët evropiane.

Bashkë me 21 vende të tjera të Bashkimit Evropian ato nënshkruan një marrëveshje për të financuar, zhvilluar dhe pozicionuar forcat e armatosura pas vendimit të Londrës për t’u shkëputur nga Brukseli. Britania e Madhe, e cila qenë gjithmonë kundër një mbrojtjeje të përbashkët nuk ishte e vetmja që nuk firmosi. Edhe Danimarka, Irlanda, Malta dhe Portugalia nuk u bënë pjesë e ujdisë. Bashkëpunimi i përhershëm në sektorin e mbrojtjes nën programin e quajtur “PESCO” do të lejojë vendet të zhvillojnë së bashku kapacitetet e mbrojtjes, të investojnë në projekte të përbashkëta, të rrisin gatishmërinë operative dhe kontributet për forcat e tyre të armatosura. Kjo lexohet në një dokument të Këshillit Evropian, ku theksohet se pranimi do të jetë i mundur edhe në një moment të dytë. I propozuar fillimisht në vitet 50-të dhe i refuzuar me ngulm nga Britania e Madhe, plani në fushën e mbrojtjes siguron mundësinë më të mirë në vite për t’u implementuar pas kërkesës amerikane që Evropa të paguajë me shumë për sigurinë e saj./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne