Nëntëvjeçari palestinez humb syrin nga të shtënat e forcave izraelite

Një fëmijë nëntëvjeçar palestinez i cili u plagos në kokë nga të shtënat e ushtaraëve izraelitë në zonën Isawiya në verilindje të qytetit të pushtuar të Kudsit ka humbur syrin e tij.

Babai i vogëlushit palestinez Malik Isa, në një video të publikuar nga Qendra e Informacionit Wadi Hilweh, tha se plaga e djalit të tij ishte vdekjeprurëse, por ai mbijetoi, duke humbur vetëm syrin.

Ai tha se plaga në kokë e Malikut po vazhdon të përmirësohet, por shtoi se ai asnjëherë më nuk do të shohë me syrin e tij të majtë.

Palestinezi Malik Isa u plagos më 15 shkurt në Isawiya kur ushtarët izraelitë hapën zjarr gjatë një bastisjeje, ndërsa palestinezët u përpoqën t’i pengonin duke hedhur gurë.

Trupat izraelite shpesh kryejnë bastisje dhe arrestojnë palestinezët në Isawiya që kur më 27 qershor të vitit 2019, ato vranë nga një distancë e shkurtër palestinezin 20-vjeçar Muhammed Semir Ubeyd./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne