Neo-nazistët gjykohen për formimin e grupit terrorist

Tetë anëtarë të grupit të ekstremit të djathtë “Revolution Chemnitz” u paraqitën në gjykatë me akuzat e planifikimit të sulmeve terroriste në Gjermani.

Të dyshuarit neo-nazistë, të moshës 21 deri në 32-vjeçare, u paraqitën për herë të parë para gjykatës rajonale në shtetin lindor gjerman Dresden, pasi u arrestuan vitin e kaluar.

Zëdhënësja e gjykatës, Gesine Tews, u tha gazetarëve se tetë personat akuzohen për formimin e një grupi terrorist të ekstremit të djathtë, planifikimin e sulmeve ndaj të huajve dhe rivalëve politikë, si dhe për përpjekjen për të siguruar armë për të rrëzuar rendin kushtetues demokratik.

Komunikimi i brendshëm i grupit ka zbuluar se ata kishin planifikuar sulm terrorist në Berlin më 3 tetor, gjatë festimeve të “Ditës së Unitetit Gjerman”.

Ata u arrestuan në muajin shtator të vitit të kaluar në shtetin lindor gjerman Chemnitz, që është “kështjella” e partive dhe grupeve të ekstremit të djathtë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne