NËSE DUAM NJË KOMBË LIDER DUHET TË KUJDESEMI PËR BURRAT E POPULLIT!

Shkruan: Savash VELIU

Gjatë historisë Popujtë e ‘’vegjël’’ janë pre e manipulimeve, jetët e të cilëve lundrojnë mes frikës dhe shpresës, për ditë më të bardha e më fatlume. Ky koncept më i përfolur po aq sa termat demokraci e globalizim do marrin viktimat e tyre prej djemve më të mire të popullit për të cilat mendjet dhe shpirtërat e etur do të humbasin edhe jetët, duke shpresuar për një çlirim dhe mëvetësi që do ti shpie drejtë realizimit të ëndrave dhe vullneteve të tyre paqtore!

Me analizat e shumta arrihet të ndërlidhen të ngjarat e viteve të ’90-ta, kohëra turbulencash ku jo rastësisht janë likuiduar Akademiku dhe politikani Fehmi Agani nga shërbimet sekrete të jashtme të mbështetura në Projekt Marrëveshjen Gjeostrategjike ku parashihej rrënimi i ish-Jugosllavisë përmes Shtetit të instrumentalizuar Serb, një marrëveshje që daton prej vitit 1975.

Këta tre vizionar si personaliitete ishin farkëtues të Shtetit të ardhshëm të Kosovës së lirë me pretenzione që nesër ajo të qëndroj mbi këmbë të shëndosha [me kuptim shtetësie] ndryshe nga ajo që kemi sot, dhe ky mendim nuk u pëlqente projektantëve imperialist gjatë trasimit të rrugës së plaçkitjes së pasurive të popullit jugosllav [kosovar].

Në këtë mënyrë pësoi edhe atdhetari ideovizionar Mr. Ukshin Hoti prej strukturave serbe në rrugëtimin e tij të shenjtë për Kosovën e lirë, viktim për Atdheun të vendoset në një vend të merituar nga ajo që kemi sot mjerisht. …’’Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe’’! – Mr. Ukshin HOTI

Nga i njëjti projekt famkeq u likuidua edhe Komandant Adem Jashari dhe familjarët e tij martir që të mos i prijë një Ushtrie të Kosovës së lirë me të drejtën sovrane të formimit të shtetit të ardhshëm Kosovar jo vazale ndaj perëndimit dhe jo i heshtur ndaj Serbisë siç janë drejtuesitë të sotëm të shtetit ‘’pa shtet’’.

Sot Kosova është një shtet pa identitet e pa sovranitet populli, i dezintegruar politikisht, i shkatërruar ekonomikishtë dhe i mundur moralisht pikërisht siç do ta donte perëndimi dhe Serbia e paraparë sipas projektplanit rrënues.  

Janë tre kolosët e politikës, të dijes dhe stretegjisë luftarake që shiheshin si kërcënim i hapur ndaj oponentëve potencial të shtetit të sotëm kosovar që arritën të minojnë çdo procesë që kish për vizion themelimin e Shqipërisë Etnike, e integruar me Evropën perëndimore mbi principe reciproke, bileterale, trilaterale e tjera principe integruese.     

Tri kolosët e kombit Kosovën e mendonin si Shtet i themeluar mbi sovranin popull, politikisht, intelektualisht dhe ushtarakisht e sistemuar në strukturat demokratike pacifiste të hapur ndaj Perëndimit dhe në Lindje me Turqinë, ndryshe nga vazalët e kurdisur properëndimor që vetëm sa degraduan dhe zhvatën (rrënuanë) shtetin e brishtë të Kosovës nën komandënn dualiste të Botës Perëndimore dhe Serbisë servile e cila sot arrin të tërheq investime të majme prej Evrope me shantazh që nëse dakordohen me të ajo sdo ti publikoj eksklusivisht të bëmat e tyre ndaj popujve të ish-jugosllavisë të dirigjuara nga bota perëndimore, një projekt monstruoz serbo-evropian ku si gjithnjë dorasi ishte Serbia e instrumentalizuar.   

 Me sa dihet edhe Ibrahim Rugova ishte nën maskën e ‘’pacifistit globalist properëndimor’’, një profil i mbështetur në projektin e madh mashtrues që do duhej të arrinte të pasivizoj diplomatikisht popullin shqiptar duke ia zhagitur parambrojtjen e Kosovës nga agresioni gjenocidial dhe krimogen serbë derisa missioni i pacifistëve dominues dhe sundues do të vazhdonte si qëllim politik në formën më të caktuar të kryhej në terren!  

Dhe tani imagjinoni se si do ishte gjendja politiko-ekonomike e Kosovës dhe popullsisë kosovare nëse postet më të larta udhëheqëse të Kosovës do t’i gëzonin tre kolosët e lartëpërmendura po të ishin të gjallë sot… Sdo komment!

Prandaj, ”Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq i pasur sa të blejë dikë tjetër dhe askush aq i varfër sa për t’u shitur”, thotë Zhan Zhak Ruso!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne