“Nëse s’do kisha qenë muslimane, me shumë gjasa do kisha kryer vetëvrasje tashmë”

Nga Miriam Islam *

Të gjithë në një pikë të jetës së tyre përjetojnë dhimbje, siklet dhe frustrim. Emocionet negative janë pjesë e natyrshme e jetës madje mund të jenë një forcë shtytëse tek disa. Hidhërimi apo trishtimi janë ndjenja të kuptueshme në rrethana të tilla si vdekja apo humbje e dikujt/dicckaje në jetë. Gjendja e stresit mund të jetë mjaft e fortë në një farë kohe, por zgjat shkurt, derisa personi të kuptojë si të përballojë situatën e tij. Nëse gjendja depresive zgjat në mënyrë të vazhdueshme dhe personi nuk tregon asnjë shenjë përmirësimi atëherë kjo tregon se depresioni e ka vënë nën të dhe e ka mposhtur.

Sipas Winston Churchill depresioni shpeshherë lidhet me ndjenjat intensive të trishtimit, ndjenjat e forta të fajit apo humbjes së shpresës. Depresioni mjegullon motivimet dhe perceptimet e jetës. Personi me depresion tregon shumë pak interes për aktivitetet “normale” dhe mund të tërhiqet në vetvete tërësisht apo pjesërisht. Depresioni gjithashtu ka efekte anësore, si nevoja për më shumë apo pak gjumë, oreks, energji dhe marrëdhënie intime.

Për shkak se depresioni është akoma tabu në shumë kultura dhe konsiderohet si shenjë dobësie apo paqëndrueshmërie mendore e personit, bën që të ketë shumë keqkuptime mbi të. Shpeshherë nuk kuptohet duke mbetur i panjohur. Individët e prekur nga depresioni jo gjithmonë e pranojnë se vuajnë nga ai, kjo për vetë padijeninë ose thjesht për hir të mohimit, ndërsa të tjerë nuk i japin vëmendjen e duhur pasi siptomat manifestohen në mënyra të ndryshme dhe zhvillohen gradualisht. Në kundërshtim me stereotipin se ai është vetëm një gjendje mendore dhe jo fizike, depresioni në fakt është një sëmundje e vërtetë. Është një gjendje mjekësore si çdo sëmundje tjetër, i cili mund të trajtohet dhe shërohet.Depresioni ka kategori të ndryshme, sipas shkaqeve të shkaktuara apo siptomave të shfaqura. Një nga nën kategoritë e tij të forta është depresioni Postpartum. Depresioni ka vërtet shumë efekte negative tek individët saqë nuk mund ta jetojnë më normalisht jetën e tyre të përditshme. Ndonëse ata mund të dëshirojnë me këmbëngulje të përmirësohen, fizikisht ata e kanë të pamundur. Ndaj, në mënyrë të ngjashme, nëse hasim me një musliman të dëshpëruar apo në depresion nuk duhet të supozojmë se kjo vjen si shkak të besimit të dobët që ai ka. Shumë besimtarë praktikantë vuajnë nga depresioni jo sepse papritur humbën besimin e tyre tek Zoti, por sepse përjetojnë një goditje në sistemin e tyre dhe truri kërkon kohë të asimilojë ndryshimin dhe ti përshtatet ndryshimeve.

Këndvështrimi Islam

Depresioni si një gjendje mjekësore dhe psikologjike është e njohur dhe e trajtuar në Islam. Hidhërimi dhe depresioni konsiderohen si i njëjti emocion, por ndryshojnë në sertësi dhe gjatësi. Hidhërimi njihet si “Huzn” dhe personi që ndjen hidhërimin quhet “Hazina”. Depresioni quhet “Ka`iba” që do të thotë i pikëlluar dhe i trishtuar. “Ikti`aab” përdoret gjithashtu për të përshkruar depresionin pasi merret nga fjala “Ikta`aba” e cila i referohet errësirës së sipërfaqes së tokës në mbrëmje. Analogjikisht kjo lidhet me dhembjen që errëson mendjen e një personi.

Ne kemi një kontroll të kufizuar mbi emocionet pasi shpeshherë ndjejmë gjëra negative, pavarësisht se nuk duam si p.sh. xhelozia, lëndimi, hidhërimi, dëshira epshore. Shkalla në të cilën ne i lejojmë këto emocione të na konsumojnë është e kontrollueshme nga ne vetë, por është e pamundur dhe përtej aftësisë sonë ti heqim ato plotësisht. Depresioni, ashtu si hidhërimi dhe lëndimi, zhvillohet në një mënyrë që është përtej kontrollit tonë.

Sprovat e jetës mund të kenë natyrë të ngjashme për të gjithë, por gjithkush reagon në mënyra të ndryshme. Reagimi ynë ndaj emocioneve që ndjejmë në një situatë të caktuar është ajo me të cilën Allahu po na sprovon. Ështe mjaft e rëndësishme si përgjigjemi ndaj sprovave. Testet dhe sprovat janë një mjet për të pastruar shpirtin tonë nga mëkatet dhe të arrijmë një status më të lartë në Botën Tjetër. Janë një mundësi që na jepet nga Allahu xh.sh. për të fituar shpërblimin e Tij dhe të afrohemi sa më afër Tij. Çdo sprovë na shërben për të na sjellë dobi në botën tjetër, edhe pse ne nuk mund ta shohim apo të kuptojmë urtësinë pas saj në këtë botë. Kështu edhe depresioni duhet të shikohet si një sprovë tjetër, më vete, si një bekim për të fituar shpërblim në botën e Përtejme.

*Miriam Islami u lind dhe u rrit në UK. Është e martuar dhe ka tre fëmijë. Është diplomuar në Shkenca Mjekësore dhe është lektore e lëndës “Psikologjia e Njeriut dhe Aftësitë bazike të shkrimkëndimit. Kontribon si autore në artikuj të ndryshëm që lidhen me shëndetin.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne