NËSE TURKU NUK KA BELA MBI KOKË, ATËHERË AI DO BËHET MBI KOKË TË BOTËS BELA!

Nga Savash VELIU

Siç ceka edhe më herët se gjithë BOTA e ka qart po të ngritet Turku atëherë ai do ti zbraps Çakallat në strofullat e tyre, prandaj janë grumbulluar Amerikanët – Rusët – Iranasit – Israeli me pajtashët Saudo-Emiratët rreth kufijve të Turqisë me kusht ta   ndalojnë nga ringritja shekullore drejtë Ri Renditjes Botërore por këtë rirenditje Turqia don ta ngris mbi Drejtësin bipolare me interes të përgjithshëm të popujve të globit.
Turqia nuk është vetëm në luftë kundër Asadit, por kundër shtatë shteteve. Turqia është në luftë kundër atyre që shkatërruan Pranverën Arabe dhe e kthyen atë në ferrin arab.

Turqia është në luftë me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se janë aleatë në NATO. Po bën edhe luftë kundër Rusisë pavarësisht marrëveshjes së Soçit. Gjithashtu, Turqia është në luftë kundër Iranit, i cili shfaq hipokrizi në lidhje me Turqinë. Turqia është në luftë kundër Emirateve në Libi dhe kundër Israelit në Mesdhe. Në fund të fundit, këto luftëra të zhvilluara nga Turqia nuk janë vetëm luftëra për të ruajtur sigurinë e brendshme dhe për të mbrojtur interesat e vendit por është luftë për të ekzistuar si Sovran me një politik të pavarur nacionale në rajon e më gjërë.

Amerika e në veçanti presidentët e tij thonë: “SHBA NUK KA MIQ E AS VËLLA”, por vetëm INTERES NACIONAL kurse tjerët janë vetëm monedh kusurimi sipas situatës momentale të përshtatur për pazarllëqe politike ku në kohën e fundit u futën edhe shqiptarët, këtë vetëm ahmakët se kuptojnë dhe nuk duan të kuptojnë shkaku dashurisë së verbër që vjen nga mendjevarfëria!!!

NATO, një aleancë që është një tregues i forcës dhe fuqisë së vendeve perëndimore, është në rrugën e shpërbërjes, e ngjashme me Bashkimin Evropian. Këshilli i Sigurimit i KB, i konsideruar ligjvënësi suprem global, është bërë një lodër në duart e një numri të vogël të vendeve me të drejtë vetoje, duke humbur gjithnjë e më shumë autoritetin e tij.

Kurse Bota islame është në zjarr të vazhdueshëm dhe duhet të reagojë sa më shpejt të shpëtoj veten duke rimarr kontrollin mbi pasuritë e saja nacionale. Kjo është një luftë kundër shtypjes dhe shfrytëzimit të popujve të tjerë që ka zgjatur me shekuj, kështu që nuk ka dyshim se luftërat e zhvilluara nga Turqia janë legjitime dhe të drejta sepse ajo është e vetmja palë legjitime që ka nënshkruar më vitin 1923 kapitulime me Britaninë, Francën, Rusinë dhe Gjermanin me të cilët duhet sërish të ulen në rigjykiminë e tyre si detyrime të padrejta ndaj turqisë që sot ato të zgjidhen më drejtësisht pas 100 viteve që skadon më 2023.

Por në vend të hapen rinegocimet së caktuar shkaku afrimit të datës skadues së Marrëveshjes së Lozanës ata shtatë bajlozët shpejtuanë ta rrethekojnë e të shtrëngojnë Turqinë nga të katër anët që ta largojnë prej kërkesave të saja legjitime si; Nisma për zgjidhjen e problemeve etnike në Ballkan, në Lindje të Afërt dhe në Lindje të Mesme ashtu siç është dashur të ishin në atë kohë kur dhunshëm dhe padrejtësisht iu morrën koncesionet më shumë se që u takonin palëve fituese.

Dhe sot duket se Uashingtoni po përgatitet për një Europë dhe Ballkan me aleatë të rinj. Por  me sa e kuptoj politikën rajonale aty nuk bëjnë pjesë më shqiptarët në këtë rikonfigurim global të SHBA-ve, por epiqendra e saj e re gjeopolitike do të jetë Greqia si faktor rajonal duke ia hedhur në skut edhe Maqedoninë pasi ia ndëruan emrin në atë veriore me Marrëveshjenë e Prespës me detyrim të SHBA-së (kjo automatikisht nënkupton nëse ekziston territor verior atëherë ekziston edhe ajo jugore aty në Greqi që e formon Megalo Greqin), me preteks të izolohet Turqia brenda kufijve të saj larg Ballkanit dhe Mesdheut Lindor ose larg rrugëve energjetike që do të kalojn prej Israelit drejt Qipros pastaj tek Kreta e prej aty drejt Greqis e të futet në Maqedoni, kështu të vazhdoj drejt Evropës nën kontrollin Amerikan duke e bay-pasuar Turqinë si faktor.

Kurse Rusija ka hedhur sy ndaj Stambollit-Konstantinopojës fronit ortodoks, ngushticës së Bosforit dhe Dardaneleve si t’i afrohet Evropës Jugore. Rusija okupoi Krimen nga jugu dhe nga ana tjetër kontrollon Armenin në lindje të Turqisë, pastaj Sirinë dhe Libinë, si shkak të rrethekohet Turqia në regjion nga të gjitha anët me Rusin me shpres ta gllabëroj. Derisa përballet me këtë pozicion Turqia është e detyruar të hyjë në konflikt ta përçaj rrethekimin e vendosur nga Rusia si në Idlib ashtu edhe në Halepo po edhe në Libi.

Në anën tjetër Turqia sytë i ka hedhur në Ballkan dhe Azinë Qendrore duke e izoluar Armenin nga Rusia përmes Azerbejxhanit dhe Gjorgjisë, kurse Ukrainën e shfrytëzon kundër Rusisë si dhe NATO’s, dy palëve që e tradhëtuan dhe e hodhën në pre të Rusisë. Turqia dhe Ukraina në fushën ushtarake kanë lidhur shumë marrëveshje strategjike për furnizim me armë më moderne turke kundër rusisë në këmbim të teknologjisë së avancuar ukrainase e veçmas të motoreve për avionë dhe për raketa që Ukraina i posedon me teknologjitë tjera ushtarake.

Këto janë Rivalitetet momentale me apetitet të mëdhaja rajonale e më gjërë që ushqehen nga fuqitë e vjetër hegjemone përball fuqive të reja me ringritje bipolare. Ende Fuqitë e vjetra imperialiste duan të shfrytëzojnë privilegjet si preteks për pasurim më të lehtë përmes plaçkitjes së pasurive të popujve të shtypur e të frikësuar në rajon me të cilët përballet Turqia e vetmuar që ato pasuri të ndahen me drejtësi mes popujve të botës e jo të merren dhunshëm nga ata!

Situata si në Idlib ashtu edhe në Libi për formacionet ushtarake turke është tejet kritike…luftimet vazhdojnë si në terren ashtu edhe në diplomaci./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne