Nesër hyjnë në fuqi masat lehtësuese, orari i lejuar për të lëvizur dhe zonat ku mund të qarkullosh me makinë pa autorizim

Ditën e nesërme më 27 prill nis edhe lehtësimi i masave për COVID-19. Pak ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama sqaroi se fasha e orarit për lëvizje nga nesër do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 17:30 të padites. Sipas kreut të qeverisë, gjatë kësaj fashe orari qytetarët në zonat gjelbra mund të lëvizin pa autorizim, por përjashtohen nga ky rregull pensionistët, të cilët duhet të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre. Ndërkohë, personat në zonat e gjelbëra mund të lëvizin edhe me automjetet private pa pasur një autorizim, nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin që të jenë dy persona në makinë.  Rama njoftoi se në këto zona  të moshuarit do të mund të qarkullojnë lirisht në këmbë deri në orën 08:30 të mëngjesit.

Ndërsa, në zonat jo të gjelbra fasha e orarit do të jetë e njëjtë, por qytetarët duhet të jenë të pajisur me një autorizim.

Zonat e gjelbra janë: Qarku Dibër; qarku Gjirokastër; zona e përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd; zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe bashkia Divjakë”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne