Nesër nata e Kadrit, program në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Në kuadër të faljes së teravisë për Natën e Kadrit Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se falja do të kryhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (para ish-hotel Dajtit).

Duke parë numrin e besimtarëve gjithnjë e në rritje, për të cilët hapësirat e xhamive të Tiranës janë të pamjaftueshme për të vlerësuar “Natën e Kadrit” dhe për këtë arsye do të bllokohet lëvizja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Krahas faljes së namazit të jacisë dhe të teravisë do të ketë edhe lexim Kur’ani, ligjërata të shkurtra nga drejtues të Komunitetit Mysliman dhe hoxhallarë të nderuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne