Nesër në Tiranë tubim në mbështetje të popullit palestinez dhe në përkujtim të 70 vjetorit të pushtimit të Palestinës

Ambasada Palestineze ne Shqiperi lajmeron ndermjet nje statusi ne facebook se neser me 15 Maj 2018 në Tiranë organizohet tubim në mbështetje të popullit palestinez dhe në përkujtim të 70 vjetorit të pushtimit të Palestinës.

Me poshte statusi i plote i Ambasades Palestineze:

Vendi i tubimit: Tiranë (pranë lulishtes te Piramida)
Data: 15 Maj 2018
Ora: 11:00
Duke nisur nga marrëdhëniet historike- vllazërore midis popullit shqiptar dhe palestinez dhe duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Palestinë dhe në Jeruzalemin e pushtuar, Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Vendet Arabe në Tiranë, ju fton të merrni pjesë në tubimin paqësor e organizuar nga kjo shoqatë në mbështetje të popullit palestinez dhe në përkujtim të 70 vjetorit të pushtimit të Palestinës.

Pjesmarrja juaj është detyrim njerëzor dhe moral.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne