Nesër zgjedhjet, kosovarët ‘ikin’ në Shqipëri

Edhe pse jemi në muajin e Ramazanit dhe nesër votohet për qeverinë e re, mijëra kosovarë janë nisur drejt Shqipërisë për të pushuar.

Për shkak të fluksit të lartë në pikën kufitare të Morinës në Kukës, është duke u punuar me pesë sportele.

Fluksi ka nisur që në orën 3 të mëngjesit dhe numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri deri në orën 9:00 i ka kaluar 2 mijë vetë.

Në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar 600 automjete të vogla dhe 25 autobusë.

Ngarkesa është e papërballueshme ndaj është ndjekur procedura e përshpejtuar për të shmangur radhët dhe pritjet.

Edhe të dielën pritet fluks për shkak të ndeshjes Kosovë-Turqi në “Loro Boriçi” të Shkodrës, shkruan Shekulli.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne