Netanjahu akuzon të majtët dhe mediat për përpjekje për grusht shteti

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar të majtët dhe organet e shtypit në vend për përpjekje për grusht shteti ndaj qeverisë së tij.

Sipas lajmit të gazetës izraelite “Haaretz”, kryeministri Netanyahu në një fjalim të mbajtur në një aktivitet të zhvilluar në kryeqytetin Tel Aviv me qëllim mbështetjeje ndaj tij tha se “Organet e shtypit dhe të majtët, janë përkushtuar në përpjekjet për të më turpëruar mua dhe gruan time Sare”.

Ai tha se organet e shtypit me shpresën për të bindur ndokënd kanë formuar raporte dhe tema të panumërta.

“Objektivi i shtypit është të bëjë grusht ndaj qeverisë. Ata pavarësisht se nuk kanë lidhje me të vërtetën dhe drejtësinë me qëllim që të jem i dyshuar ushtrojnë presione të papranueshme mbi njësitë të zbatojnë ligjet”, tha Netanyahu.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se institucionet mediatike në Izrael zhvillojnë punime pa ndërprerje për të marrë mbështetjen e të gjithëve Netanyahu, shtypin në fjalë e ka cilësuar si “policë që ushtrojnë presion mbi mendimin”.

Kryeministri izraelit Netanyahu në kuadër të hetimeve të nisura ndaj tij për korrupsion edhe më parë ishte i detyruar të japë deklarata shumë herë në polici.

Netanyahu i cili refuzon pretendimet për korrupsion, akuzon institucionet mediatike në vend për “përpjekje kundër qeverisë të partisë Likud që ai udhëheq”.

Më tej bëhet e ditur se në rast të përcaktimit se ai ka kryer korrupsion mund të detyrohet të japë dorëheqjen nga detyra e tij./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne