Netanjahu Është Në Gjendje Të Humbur Mes Nasrullahut Dhe Sulejmanit

Shqetësimi i Netanjahut, buron nga prania ushtarake e Iranit, fuqia e Ushtrisë Siriane, zhvillimi i fuqisë së predhave të Boshtit të Qëndresës dhe nga përdorimi i mjeteve ajrore pa pilot të jemenasve. Sepse synimi i Republikës Islame Iraniane është duke ndikuar fuqishëm në shkatërrimin e shtetit izraelit, në çlirimin e trojeve të popullit palestinez, në ruajtjen e njëshmërisë së trojeve siriane dhe në thirrjen për mbështetje e Boshtit të Qëndresës e frikësojnë dhe e shqetësojnë jashtë mase shtetin pushtues.

Netanjahu kryeministri i qeverisë armike izraelite, është duke i lënë në hije vizitat strategjike dhe sukseset politike të shteteve muslimane dhe arabe.

Netanjahu i cili është duke kërkuar mbështetje diplomatike për fushatat zgjedhore, Netanjahu është duke kryer ture në kryeqytetet e botës dhe duke dhuruar buzëqeshje dhe festime në të katër anët. Kryeministri i shtetit plaçkitës në këto takime u kërkon kolegëve të tij që ta lavdërojnë atë. Edhe ata në këmbim u lëshojnë një lum lëvdatash të cilat nuk do të kenë asnjë dobi në ditën e zgjedhjes si “njeri i madh” dhe “shërbëtori i popullit”.

Ministri i Luftës i cili është kandidat për zgjedhjet e ardhshme në shtetin çifut e përmblodhi me këto fjalë startegjinë e tij: “Izraeli do që të korrë fitore duke paguar çmimin më të ulët. Ky është sprovimi i vërtetë për qenien udhëheqës”.

Pas mposhtjeve të njëpasnjëshme të cilat ka pësuar Izraeli, Netanjahu ka filluar që të bëjë paralajmërime me termat e një sprovimi të vërtetë që kanë të bëjnë me këtë fitore dhe këtë sprovim.

A do të hyjë në burg si pasojë e çështjeve të ryshfetit dhe vjedhjes, Netanjahu i cili po thurte ëndrra që të ulej në fronin e partisë së tij në pushtet në mandatin e dytë?

Kur udhëheqësit armiq dhe sidomos Netanjahu, dëgjojnë se Hasan Nasrullahu flet e dinë në mënyrë të sigurtë duke mprehur veshët për të dëgjuar sukseset e tij të korrura, kyçen përpara ekraneve të televizonit kur ai flet në televizor dhe kur Nasrullahu i drejtohet dëgjuesve.

E shtuna e kaluar ishte një pikë kthese e rëndësishme për ecurinë e ngjarjeve. Ky dialog historik të paktën ka krijuar një terren pjellor për humbjen politike të Netanjahut në zgjedhjet e ardhshme.

Fushata e zgjedhjeve, veçanërisht pas dështimit të operacionit “Mburoja e Veriut” Netanjahut iu diktua ndryshimi i udhëheqësve të cilët u kthyen me humbje. Kështu që u ndryshua kryetari i shtabit të përgjithshëm në regjimit sionist. Pas dorëheqjes së Liebermanit duke dalë në skenë Gadi Eizenkoti i tha këto fjalë zyrtarit i cili do të vinte pas tij: “Unë po ua lë ju detyrën e rikthimit të ushtarëve për komandantin e ri të ushtrisë. Kochavi do të punojë për sigurimin e epërsisë ndaj armiqve të ushtrisë dhe për ruajtjen e suksesve të udhëheqësve të mëparshëm”.

Aviv Kochavi, duke hedhur predhat ajrore në Siri, mori dorëzimin e një udhëheqjeje e cila ka frikë nga të katër frontet dhe e cila sqaron se ka për synim Truprojat e Revolucionit. Sigurisht se ai do që ta kthejë busullën tek prania ushtarake iraniane në Siri. Strategjia e armikut, është shndërrimi në një objektiv për veten e pranisë ushtarake iraniane. Në këtë kontekst Netanjahu do të nxisë masmedian kundër Iranit dhe do ta bëjë kët ëtë fundit që të besojë se Irani është objektivi i përbashkët. Krahas kësaj në karriket e marrësve të vendimeve me në krye arabët mbretëron një heshtje e plotë.

Armiku zbaton një metodë të luftës pa luftuar domethënë me sulme guerile. Kjo dukuri i shëmbëllen kacavjerrjeve të një maceje e cila ka frikë nga rrotullimi në të ardhmen. Armiku si pasojë e marrëzive të tij të njëpasnjëshme ndonëse gjasa për luftë është gjithmonë e pranishme, në horizont nuk duken shenja të luftës.

Politika e Izraelit nuk i siguron dobi armikut, përkundrazi mund t’u japin shtysë përfundimeve të padëshirueshme.

Qëllimi thelbësor i sulmeve ajrore të shkaktuara mbi arabët të cilët u mblodhën në Bejrut, por nuk ia dolën mbanë që të zhvillonin një samit, ishte ngritja e performancës dhe vlerësimit të Netanjahut në zgjedhjet izraelite. Kjo ishte një gjë e cila pritej, sepse mendësia e zgjedhjeve në shtabet kryesore të sionistëve është përdorimi i metodave të hakmarrjes për synimet në politikën e brendshme dhe vendore.

Izraeli armik, për ta shndërruar në një shqetësim i qendror, i cili do të ngacmonte ndjenjat e shteteve arabe dhe të Gjirit Pers, në lidhje me çështjen e pranisë ushtarake të Iranit, mundohet që të sjellë këtë të fundit në rend të ditës në masmedia dhe në mbledhjet ndërkombëtare. Ndërsa Netanjahu falë kësaj përpiqet që ta shfaqë veten si një hero kombëtar i cili mbron “popullin e zgjedhur nga ana e Zotit”.

Shqetësimi i Netanjahut, buron nga prania ushtarake e Iranit, fuqia e Ushtrisë Siriane, zhvillimi i fuqisë së predhave të Boshtit të Qëndresës dhe nga përdorimi i mjeteve ajrore pa pilot të jemenasve. Sepse synimi i Republikës Islame Iraniane është duke ndikuar fuqishëm në shkatërrimin e shtetit izraelit, në çlirimin e trojeve të popullit palestinez, në ruajtjen e njëshmërisë së trojeve siriane dhe në thirrjen për mbështetje e Boshtit të Qëndresës e frikësojnë dhe e shqetësojnë jashtë mase shtetin pushtues.

Burimi : intizar.web.tr/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne