Netanjahu i kënaqur nga vendet e Evropës Lindore për shkak të mbështetjes së tyre për Izraelin

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp të martën në Budapest, kryeministri hungarez Viktor Orban e siguroi edhe njëherë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu se ai është në anën e shtetit të hebrejve dhe kundër antisemitizmit.

Takimi u mbajt mes shqetësimesh se qeveria e krahut të djathtë të Orbanit ushqente antisemitizmin. Në krah të Netanjahut ditën e martë, Orban u përpoq të distancohej nga komentet që bëri muajin e kaluar në nder të Miklos Horthy, lideri hungarez i kohës së luftës dhe njëkohësisht aleat i Hitlerit. “Orban më siguroi edhe njëherë në lidhje me çështjen e antisemitizmit. E vlerësoj këtë. Janë fjalë shumë të rëndësishme”, u shpreh Netanjahu. Vlen të theksohet se BE shpeshherë ka kundërshtuar planet e regjimit sionist për vazhdimin e ndërtimit të kolonive të reja çifute në territoret palestineze,. KS i OKB më 3 dhjetor 2016 ka miratuar një rezolutë përmes së cilës ka kërkuar dhënien fund të ndërtimit të kolonive çifute në Palestinën e pushtuar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne