Netanjahu mirëpret qëndrimin e SHBA ndaj Palestinës

Kryeministri i Iraelit mirëpriti vendimin e SHBA-së për të mbyllur zyrën e Organizatës së Çlirimit Palestinez në Uashington.

Siç njofton Russia Today, Benjamin Netanjahu pretendoi të dielën se vendimi i SHBA-së për të mos vazhduar lejen e zyrës së OÇP-së është një dënim për palestinezët për shkak të anëtarësimit të Palestinës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Ndërkohë, zyrtarët palestinezë kanë kërcënuar të ndalin të gjitha komunikimet me SHBA, nëse administrata Trump vazhdon me planet për të mbyllur misionin e tyre diplomatik në Uashington. “Ne do t’i ndërpresim të gjitha komunikimet tona me këtë administratë amerikane,” tha të shtunën negociuesi i lartë palestinez Saeb Erekat. Ai shtoi se vendimi i qeverisë amerikane ishte “shumë zhgënjyes dhe i papranueshëm”, dhe e akuzoi Uashingtonin se është dorëzuar para presioneve të regjimit izraelit”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne